English

Papandreu: Është në lojë mbijetesa e shtetit

Athinë, 30 prill, NOA - Kryeministri i Greqisë George Papandreu tha sot para deputetëve të parlamentit grek se si pasojë e krizës ekonomike është në lojë “mbijetesa e shtetit”.

Greqia po zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 45 miliardë eurove, për të cilën Athina thotë se i nevojitet deri më 19 maj që të shmangë borxhe të reja.

Po sot. Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso shprehu bindjen se bisedimet do mbyllen “në ditët e ardhshme”.

Dje në qendër të Athinës, policia greke u përlesh me protestuesit, të cilët kundërshtojnë masat e kursimit.

Plani nuk është popullor shkaku i kushteve, për të cilat protestuesit thonë se do të bien mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë. Vendi përballet me valë të re grevash dhe ndërprerje të punës në ditët e ardhshme, ndërsa për 5 maj është thirrur grevë e përgjithshme.

Tregjet financiare sikur u stabilizuan pas lajmeve se ndihma për Greqinë është e pashmangshme. Bursat aziatike sot gjithashtu shënuan rritje, ndërsa euroja pak u ngrit nga niveli më i ulët ndaj dollarit.

NOA/RFE

KOMENTE