English

Parlamenti serb dënon krimet ndaj serbëve

Beograd, 30 prill, NOA - Parlamenti i Serbisë ka hartuar propozim-deklaratën që dënon krimet ndaj serbëve gjatë luftërave në ish Jugosllavi.

Dokumenti “dënon fuqishëm krimet kundër serbëve gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, në Bosnje Hercegovinë, në Kosovë dhe gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s”.

Deklarata i bën thirrje dhe parlamenteve të vendeve të tjera, në veçanti të shteteve të dala nga ish Jugosllavia, që të bëjnë të njëjtën gjë.

Kohë më parë parlamenti i Serbisë miratoi rezolutën që dënonte masakrën e Srebrenicës, por nuk e cilësoi gjenocid vrasjen e 7000 djemve e burrave boshnjakë në korrik të vitit 1995.

NOA

KOMENTE