English

Paskal Milo: Asgjë s’ka ndryshuar që nga protesta e 20 nëntorit

Tiranë, 30 prill, NOA - Asgjë nuk ka ndryshuar që nga protesta e organizuar nga opozita më 20 nëntor, pasi asnjë nga kërkesat e saj nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca.

Me këto fjalë iu është drejtuar protestuesve opozitarë, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i cili shtoi se prandaj ai gjendet sërish poshtë godinës së Kryeministrisë, si më 20 nëntor, për të ngritur sërish zërin ndaj vjedhjes së votës.

“Krimi elektoral i 28 qershorit, nuk mund të fshihet. Eshtë sinjal alarmi për demokracinë parlamentare dhe rrënimin e shtetit ligjor pasi po instalohet një pushtet politik dhe klan që mbron interesat vetëm të njërës palë”, shtoi më tej aleati i PDS-së.

Ai tha se protesta dhe rebeli i opozitës në të vërtetë, përbën një revoltë në emër të integrimit në Bashkimin Evropian, zëri i së cilës duhet të shkojë deri në Bruksel për t’u dëgjuar.

“Opozita dhe Edi Rama nuk janë kundër integrimit evropian, por përkundrazi, janë pro ecjes ë vendit drejt rrugës evropiane. Ndaj ne duhet të jemi të vendosur në protestën tonë, deri në realizimin e plotë të aspiratave tona legjitime”, përfundoi Milo. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE