English

Policia e Elbasanit: Në një muaj arrestuam 28 të kërkuar

Elbasan, 30 prill, NOA - Vetëm brenda muajit prill Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e 26 personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Mes 28 të arrestuarave janë dhe dy femra. 35 vjeçarja me inicialet S.R , e cila akuzohet për prostitucion dhe 34 vjeçarja V.H, e cila akuzohet për braktisjen e fëmijës.

Ndërkohë që nga personat e arrestuar vetëm një është i akuzuar për vrasja. Ndërkohë që pjesa më e madhe e të arrestuarve janë për plagosje dhe vjedhje.

Policia sqaron se arrestimi i tyre është bërë pas një pune të gjatë investigative, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit.

“Theksojmë se nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, çdo dite kapet nga një person i shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE