Tiranë, 30 Prill NOA Update – Policia e Tiranës u shpreh sot zyrtarisht mbi ngjarjen e paramesditës në rrugën “Siri Kodra” pranë ish-Punishtes së Pastave ku dy persona gjetën vdekjen si pasojë e një vrasjeje dhe vetëflijimi.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11.20, në afërsi të Selvisë, pranë ambienteve të një lokali, ku edhe ka ndodhur krimi i dyfishtë brenda familjes, e ku për pasojë kanë gjendur vdekjen Skënder dhe Dylbere Meshi, përkatësisht të moshave 58 dhe 56 – vjeç.
në vendin ngjarjes shkuan shërbimet policore, u formua grupi i posaçëm hetimor, me synim për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë.
Policia thotë se ky krim, ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku autori Skëndër Ali Meshi, 58 vjeç ka qëlluar me armë zjarri pistoletë mbi ish - bashkëshorten e tij, Dylbere Meshi.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e një depresioni të rëndë psikik nga ana e 58 vjeçarit Skënder Meshi, i cili pasi ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, mbi ish - bashkëshorten ka vrarë më pas edhe veten.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda pak minutave, pas një debati të ndodhur midis dy ish - bashkëshortëve për motive të dobëta, të cilët disa kohë më parë ishin divorcuar.
Aktualisht, strukturat e Hetimit të Policisë së kryeqytetit dhe më konkretisht Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë për zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motive të këtij kësaj ngjarje të dyfishtë brenda familjes.
r.n/NOA
Lexoni edhe: Vrasja e dyfishtë në Tiranë, zbardhen detajet e ngjarjes (FOTOT)