English

Protesta e PS: Po nuk u hapën kutitë, do rrëzojmë qeverinë

>> Veliaj: Do ta fitojmë të drejtën e votës së lirë >> Ngjela: Në shesh, deri sa të rrëzojmë qeverinë >> Gjinushi: Berisha të dorëzojë votat e vjedhura >> Dule: Kryeministri, as me ne dhe as për ne >> Milo: Asgjë s’ka ndryshuar që nga 20 nëntori >> Ndoka: T’i themi ndal pushtetit bolshevik >> Gramoz Ruçi: Kjo qeveri meriton vetëm ikjen >> Policia, në gatishmëri nr 1 për protestën e PS

Foto të tjera, te Galeria

Tiranë, 30 prill, NOA Speciale – Protesta e sotme e Partisë Socialiste dhe disa partive të tjera në opozitë, po vazhdon me fjalime të liderëve të saj. Qeveria “Berisha” duhet t’i dorëzojë popullit armët me të cilat mbajti pushtetin, kutitë e votimit ku fshihet edhe krimi elektoral i 28 qershorit. Këtë kërkesë bëri sonte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para protestuesve të mbledhur në protestën e opozitës në bulevardin “Skënderbej”. Rama paralajmëroi se nëse nuk hapen kutitë e votimit, atëherë populli do të jetë i detyruar ta rrëzojë këtë qeveri që ai e quajti ilegjitime.

Duke i qëndruar vazhdimisht në fjalën e tij, kërkesës për hapjen e kutive, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtyre muajve, kryesocialisti iu drejtua qeverisë me fjalët “Hap kutitë për të nxjerrë armët e korrupsionit”.

“Altoparlantët e qeverisë shurdhojnë përditë me fjalët e tyre për gjoja suksesin drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ëndrra “Ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa”, nuk duket gjëkundi”, tha ai më pas.

Duke shtuar se nuk ka sesi Shqipëria të afrohet drejt Evropës kur jeton nën një korrupsion galopant dhe një qeveri që e zhvat popullin e saj përditë, duke i katandisur qytetarët e saj, përditë e më të varfër dhe më të pashpresë.

“Nëse Saliu i parë luajti me kursimet e të gjithë shqiptarëve, ai tani po luan me gjithë Shqipërinë”, tha më tej Rama.

Duke e ngritur zërin për shkeljen e të drejtave dhe rritjen e varfërisë përditë e më shumë në popull, kreu i Partisë Socialiste tha se hapja e kutive i zgjidh që të gjitha këto dilema.

n.e/NOA

KOMENTE