English

PS vendos: 22 deputetë dhe 200 socialistë futen në grevë urie

>> Veliaj: Do ta fitojmë të drejtën e votës së lirë >> Ngjela: Në shesh, deri sa të rrëzojmë qeverinë >> Gjinushi: Berisha të dorëzojë votat e vjedhura >> Dule: Kryeministri, as me ne dhe as për ne >> Milo: Asgjë s’ka ndryshuar që nga 20 nëntori >> Ndoka: T’i themi ndal pushtetit bolshevik >> Gramoz Ruçi: Kjo qeveri meriton vetëm ikjen >> Policia, në gatishmëri nr 1 për protestën e PS

LISTA E PLOTE

Foto të tjera, te Galeria

Tiranë, 30 Prill NOA Update -

Partia Socialiste ka vendosur pak minuta më parë që 22 deputetë të saj si dhe 200 persona nga anëtarësia të futen në grevë urie pa afat, raporton gazetari i NOA në vendngjarje i cili citon burime jozyrtare. Sipas të dhënave, vendimi u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, që u zhvillua në mjediset e Kullave Binjake përballë Kryeministrisë por ende nuk është shpallur zyrtarisht. Ndërkohë përballë selisë së Qeverisë, disa çadra kampingu janë ngritur ku bëhet e ditur se do të zhvillohet ngujimi.

Lista:

Ermonela Felaj

Enkelejda Shkreli

Shegush Ligori

Olta Xhaçka

Besnik Baraj

Arben Malaj

Fatmir Xhafaj

Blendi Klosi

Fatmir Toçi

Taulant Balla

Ilir Beqja

Pirro Lutaj

Agim Leka

Artan Gaçe

Skënder Hasa

Eltar Deda

Armando Subashi

Ervin Koçi

Fatos Tushe

Arben Ahmetaj

Asllan Dogjani

Gjovalin Kadeli

Protesta e sotme e Partisë Socialiste dhe disa partive të tjera në opozitë, po vazhdon me fjalime të liderëve të saj. Qeveria “Berisha” duhet t’i dorëzojë popullit armët me të cilat mbajti pushtetin, kutitë e votimit ku fshihet edhe krimi elektoral i 28 qershorit. Këtë kërkesë bëri sonte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para protestuesve të mbledhur në protestën e opozitës në bulevardin “Skënderbej”. Rama paralajmëroi se nëse nuk hapen kutitë e votimit, atëherë populli do të jetë i detyruar ta rrëzojë këtë qeveri që ai e quajti ilegjitime.

Duke i qëndruar vazhdimisht në fjalën e tij, kërkesës për hapjen e kutive, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtyre muajve, kryesocialisti iu drejtua qeverisë me fjalët “Hap kutitë për të nxjerrë armët e korrupsionit”.

“Altoparlantët e qeverisë shurdhojnë përditë me fjalët e tyre për gjoja suksesin drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ëndrra “Ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa”, nuk duket gjëkundi”, tha ai më pas.

Duke shtuar se nuk ka sesi Shqipëria të afrohet drejt Evropës kur jeton nën një korrupsion galopant dhe një qeveri që e zhvat popullin e saj përditë, duke i katandisur qytetarët e saj, përditë e më të varfër dhe më të pashpresë.

“Nëse Saliu i parë luajti me kursimet e të gjithë shqiptarëve, ai tani po luan me gjithë Shqipërinë”, tha më tej Rama.

Duke e ngritur zërin për shkeljen e të drejtave dhe rritjen e varfërisë përditë e më shumë në popull, kreu i Partisë Socialiste tha se hapja e kutive i zgjidh që të gjitha këto dilema.

n.e/NOA

KOMENTE