English

Spanja: Nuk jemi në krizë ndaj nuk kemi nevojë për ndihmë

Madrid, 30 prill, NOA - Spanjës nuk do t’i duhet të kërkojë ndihma financiare nga Bashkimi Evropian apo Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi ajo nuk paraqitet në gjendje alarmante të krizës ekonomike.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë ministrja spanjolle e Ekonomisë, Elena Salgado, sipas të cilës, Spanja i ka borxhet e saj nën kontroll të plotë.

“Vendi im nuk do të duhet të kërkojë ndihma dhe plani i qeverisë për të reduktuar borxhin është aktualisht duke u realizuar. Të gjitha objektivat për buxhetin do të arrihen”, ka bërë me dijeni përfaqësuesja e qeverisë spanjolle.

Ndërkaq, Zyra Spanjolle e Statistikave INE, ka pohuar se numri i të papunëve arriti më shumë se 4,6 milionë në fund të marsit, ndërsa shkalla e papunësisë në Spanjë shkoi në mbi 20 % në tremujorin e parë të vitit, që është më e larta në 16 vendet e Eurozonës.

n.e/NOA

KOMENTE