English

Tajlandë, protestuesit pushtojnë spitalin

Bangkok, 30 prill, NOA - Spitali kryesor në Bangkok të Tajlandës i ka zhvendosur pacientët e vet, pasi u pushtua nga qindra protestues antiqeveritarë, të cilët ishin të bindur se forcat e rendit kishin zënë pozicione brenda godinës.

“Ndërtesa me 1,400 shtretër i dërgoi pacientët në dhjetë spitale tjera të kryeqytetit”, tha zëdhënësja e spitalit.

Në Bangkok mbretëron gjendje e acaruar ndërmjet qeverisë dhe protestuesve që kërkojnë largimin e qeverisë. Nga përleshjet, 27 vetë kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë janë plagosur.

NOA

KOMENTE