English

Testamenti i milioneres, u lë më pak se një euro vajzave: Jeni si Juda

Australi, 30 prill, NOA - Një milionere në Australi në testament i ka lënë tre vajzave të saj 30 dinarë (rreth një euro për secilën) dhe asnjë qindarkë më shumë.

Në testament e Valmai Roche shkruhej: “30 monedha me vlerë të ulët, të njëjta para të pista gjaku paguar Judës për tradhtinë bërë kundër Krishtit”.

Sipas shtypit australian, e njëjta “trashëgimi” edhe për ish burrin e saj. Valmai Roche i ka akuzuar tre vajzat, Deborah Hamilton, Fiona Roche dhe Shauna Roche, se i kanë dhënë pak dashuri dhe kishin vrarë nënën e saj.

Ajo në fakt, ishte i bindur se prapa vdekjes së papritur dhe të pashpjeguar të nënës së saj Dorothy Haber Maud, ka qenë ish-burri i ndihmuar nga tre vajzat: gruaja u gjet e vdekur në Plympton, ku po kurohej.

Tre të rejat, që i përkasin një prej familjeve më të pasura dhe të fuqishme në Australi, kanë vendosur të kundërshtojnë testamentin. Sipas tyre nëna nuk ishte e vetëdijshme në kohën e shkrimit të testamentit. “Disa ide të gabuara mbi vdekjen e nënës së saj nuk e kanë lënë të arsyetojë. Ajo nuk ishte më në gjendje për të marrë vendimin e duhur dhe korrekt për të ardhmen e trashëgimisë së vet”, kanë thënë ata.

Të gjitha paratë milionerja ja ka dhuruar “Knights of the Southern Cross” një shoqatë kristiane australiane.

a.k/NOA

KOMENTE