English

Vangjel Dule: Qeveria dhe kryeministri, as me ne dhe as për ne

Tiranë, 30 prill, NOA Update - “Vendi ynë po zhytet thellë e më thellë në varfëri dhe skamje, ndërsa kryeministri thotë se kemi rritjen më të madhe ekonomike dhe as i dëgjon kërkesat e opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend”.

Kështu është shprehur aleati i opozitës, kreu i partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, sipas të cilit, kjo situatë tregon se “të gjitha këto çojnë në përfundimin se kryeministri dhe qeveria jonë, nuk janë me ne dhe as për ne”.

“Asambleja e Këshillit të Evropës na thotë se jemi në krizë se se ajo duhet zgjidhur duke dëgjuar kërkesat e opozitës”, tha më pas Dule.

Më tej, ai tha se gjithçka ndodh pasi kemi të bëjnë me një qeveri e cila nuk buron nga vota e popullit, e meqë është kështu, asaj nuk i bëhet vonë për problemet e tij. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE