English

Vetëhelmohet 40-vjeçarja, piu spërkatës për rrugët

Peqin, 30 prill, NOA – Një grua 40-vjeçare është transportuar në gjendje mjaft të rëndë në mjediset e spitalit të Elbasanit, pasi rezultonte si e vetëhelmuar.

Bhëhet me dijeni se ajo mban inicialet L.Ç., është nga fshati Pekisht i Peqini dhe se ka konsumuar një sasi helmi e cila përdoret për spërkatje rrugësh.

Menjëherë, 40-vjeçarja është dërguar për ndërhyrje të shpejtë në spitalin kirurgjik Elbasan nga të afërmit e saj, por duke parë gjendjen e rënduar është dërguar për mjekim më të kualifikuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ndërkaq, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe materialet përkatëse iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE