English

Vodhi kishën e Shën-Luçisë, arrestohet

Durrës, 30 prill, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të vënë në pranga një djalë i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së kishës së Shën-Luçisë.

Lajmi bëhet i ditur prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se i ndaluari është 22-vjeçari Erlind Tuci, lindur në Mirditë dhe banues në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur kishën e Shën-Luçisë në qytetin e Durrësit, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa materiale të vjedhura, si rroba ceremoniale të priftit dhe çelësi i kishës.

U kryen veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa aktet përkatëse për veprën penale të vjedhjes iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE