>> Policia flet zyrtarisht mbi vrasjen e dyfishtë
Shihni fotot te Galeria
Nga hetimet e para policia thotë se tek lokali i çiftit Artur dhe Natasha D., ndodhi krimi i dyfishtë i kryer me një pistoletë që ka pasur me vete Skënder Meshi. Të ndjerit, i është gjetur në xhepa edhe një qese me ilaçe antidepresive
Tiranë, 30 Prill NOA Update – Vrasja e dyfishtë që ndodhi pak para mesditës së sotme në kryeqytet, kishte për viktima Skënder dhe Dylbere Meshi, një burrë dhe një grua me origjinë nga Lezha dhe banues atje dhe ekzekutimi i pasuar nga vetëvrasja, siç dalloni në fotot u kryen publikisht në mes të lokalit të mbushur me klientë dhe përbri rrugës kryesore në prani të shumë kalimtarëve.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Siri Kodra” të kryeqytetit, raporton gazetari i agjencisë NOA i cili ka shkuar në vendngjarje.
Sikundër raporton nga vendngjarja gazetari i NOA, viktimat janë identifikuar si Skënder Meshi 58 vjeç nga Lezha me banim në Tiranë dhe gruaja e tij 56-vjeçare, Dylbere Meshi gjithashtu lezhjanë.
Policia paraprakisht thotë se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer nga bashkëshorti e pasuar nga vetëflijimi i tij, në rrethana të tronditjes së fortë psikike.
Policia ka gjetur trupin e të ndjerës pranë një karrigeje në një nga tavolinat e nxjerra jashtë në lokalin bar-kafe që gjendet përballë ish-Punishtes së Pastave, sikundër shihet në fotot. Pranë të ndjerës është gjetur i vdekur edhe bashkëshorti i saj, i ulur në karrige.
Policia tha se krimi i dyfishtë u krye me një pistoletë që ka pasur me vete Skënder Meshi. Të ndjerit, i është gjetur në xhepa edhe një qese me ilaçe antidepresive. Çifti ishte ulur për një kafe por nuk u ngritën më kurrë të gjallër.n/s.c/e.r/NOA