English

Vret gruan dhe më pas veten në mes të njerëzve në lokal

Tiranë, 30 Prill NOA – Një grua ka gjetur vdekjen pak minuta më parë në qytetin e Tiranës gjithashtu burri i saj u gjet i pajetë dhe dyshimet e para bien mbi një krim në familje. Policia thotë se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer nga bashkëshorti e pasuar nga vetëflijimi i tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Siri Kodra” të kryeqytetit, raporton gazetari i agjencisë NOA e cila ka shkuar në vendngjarje.

Gazetari i NOA raporton se në këto momente, policia sapo ka marrë trupin e të ndjerës e cila u gjet e vdekur në një karrige në një nga tavolinat e nxjerra jashtë në lokalin bar-kafe që gjendet përballë ish- Punishtes së Pastave.

Pranë të ndjerës është gjetur i vdekur edhe bashkëshorti i saj.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE