Athinë, 1 maj, NOA – Protesta të fuqishme u organizuan sot në kryeqytetin grek, Athinë, nga anarkistët, të cilët u ndeshën ballë për ballë me policinë.
Ky në fakt, përbënte edhe manifestimin më të madh të regjistruar në botë sot për ditën e 1 Majit, pasi në Greqi gjendja është edhe më e rënduar dhe e tensionuar, për shkak të planit të kursimeve që parashikon të aplikojë qeveria greke ndaj qytetarëve të saj.
Policia arriti deri aty sa të përdorur gaz lotsjellës kundër dhjetëra të rinjve, të cilët ishin vendosur para ministrisë së Jashtme në qendër të Athinës.
Të rinjtë anarkistë nisën të godasin hotel “Grande Bretagne”, ndërsa u shpërndanë duke përdorur dhe shkopinjtë e gomës ndaj tyre.
Ndërkaq, incidente u shënuan edhe në Selanik, kur policia greke përdori gaz lotsjellës për të larguar grupe të rinjsh të cilët po thyenin vitrina të bankave dhe dyqaneve në Selanik.
Nga ana tjetër, protesta të fuqishme u zhvilluan edhe në Gjermani, Turqi etj, në ditën që përkujtohet si Dita ndërkombëtare e punëtorëve që nga viti 1889.
n.e/NOA