English

Athinë, protestuesit përleshen me policinë

Athinë, 1 maj, NOA – Protesta e sotme në Athinë ka degjeneruar në përleshje me policinë dhe protestuesve. Policia përdori gaz lotsjellës kundër dhjetëra të rinjve të cilët ishin vendosur para ministrisë së Jashtme në qendër të Athinës. Të rinjtë, pjesëtarë të lëvizjes anarkiste, kishin hedhur bomba molotov kundër agjentëve, njëri prej të cilëve është rrëzuar në tokë, por nuk është lënduar.

Ky incident, në fillim të manifestimeve kundër planit antikrizë me rastin e 1 Majit, janë vazhdë e incidentit të ndodhur në sheshin përpara ministrisë së Financave. Nga ana tjetër qeveria greke bëhet gati t’i nënshtrohet një plani masash 3-vjeçar për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Në fjalën e mbajtur në parlament, kryeministri Jorgos Papandreu tha se programi i kursimit i hartuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian është i nevojshëm për mbijetesën e Greqisë.

m.xh/NOA

KOMENTE