Nju Jork, 1 Maj NOA - Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri botëror është libri më i ri studimor i prof.dr.Lisen Bashkurtit President i Akademisë Diplomatike Shqiptare dhe rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Librin e botoi Universiteti Nëdrkombëtar i Stugës dhe Akademia Diplomatike Shqiptare.
Në këtë libër ndër të tjerash mund të lexoni mbi: Lidhjen e Kombeve një vështrim krahasues, për aktorët e luftës së ftohtë, diplomacia dhe lidershipi politik, autorësia e krijimit të dy organizatave anglo-amerikane, ngjashmëria dhe dallimet e tjera midis dy organizatave dhe rrethanave ndërkombëtare, dështimet e lidhjes së kombeve.
Poashtu në këtë libër një kapitull i veçantë i kushtohet Historisë së krijimit të Kombeve të Bashkuara, Kartës së San Franciskos, arritjeve të Kombeve të bashkuara, dështimet e Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu një rëndësi e veçantë i kushtohet në një kapitull të veçantë Rendit të Ri botëror dhe Kombeve të Bashkuara. Libri përmbyllet me kapitullin Kombet e bashkuara dhe reforma.
Ky libër vjen në kohën kur studimet mbi shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare po bëhen shumë atraktive kështu që libri më i ri i prof.dr.Lisen Bashkurtit vjen si rezultat i një studimi më shumë se njëzet vite mbi problematikat e Kombeve të Bashkuara.
Ambasadori Lisen Bashkurti ka një karrierë të gjatë diplomatike dhe ka qenë ambasador i Shqipërisë në Kombete e Bashkuara. Libri i dedikohet babait të ndjerë të prof. Bashkurtit dhe librin e shtypi shtypshkronja e njohur nga Tirana “Geer”.
a.b/r.n/NOA