English

Deputetët e PS: Të bëhemi bashkë për t’i dhënë zë protestës

Tiranë, 1 maj, NOA Update – “Duhet të jemi bashkë për t’i dhënë zë protestës së qytetarëve të ndershëm që nuk arrijnë të paguajnë dot faturat dhe nuk arrijnë dot të kenë një jetë siç e ëndërruan për vitin 2010, atë të qytetarëve evropianë”.

Me këto fjalë, deputetë të Partisë Socialiste janë duke përshëndetur me fjalimet e tyre të njëpasnjëshme turmën e opozitarëve të mbledhur poshtë godinës së Kryeministrisë, pikërisht aty, ku 22 kolegë të tyre e kanë gdhirë në natën e parë të grevës së urisë.

Deputetja Arta Dade, Namik Dokle, Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, Arta Dade dhe Mimi Kodeli shprehën para turmës vendosmërinë e tyre për të ecur para të bashkuar kundër qeverisë që e ata e kanë vlerësuar si ilegjitime.

“Shqipëria nuk është ajo që mitingdashësit demokratë duan të na paraqesin sot përmes mitingut të tyre festiv, por vuan nga një pushtet i korruptuar, i cili vjedh përditë xhepat e qytetarëve”, pohuan ata.

n.e/NOA

KOMENTE