English

Fule: Nuk shkoj në Sarajevë, po s’ishte Serbia dhe Kosova

Bruksel, 1 maj, NOA - Takimi i Sarajevës mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse në të marrin pjesë edhe Serbia, edhe Kosova.

Dhe nëse nuk janë të pranishme si Serbia, ashtu edhe Kosova, ai vetë do ta refuzojë praninë e tij në këtë aktivitet.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, sipas të cilit autoritetet evropiane dëshirojnë që në këtë takim rajonal të marrin pjesë të dyja vendet që dikur kanë qenë në konflikt me njëra-tjetrën.

“Shpresoj shumë, që ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, të mos humbasin mundësinë, që ta kthejnë bashkëpunimin rajonal në një proces përfshirës, duke siguruar se të gjithë janë në tavolinën e bisedimeve”, tha Stefan Fule lidhur me këtë çështje.

“Do të marr pjesë në çdo konferencë që bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe shtyn një hap përpara bashkëpunimin rajonal”, theksoi më tej ai duke lënë të nënkuptohet se nuk ka për të qenë pjesë e kësaj konference, nëse nuk paraqiten së bashku, Serbia dhe Kosova.

n.e/NOA

KOMENTE