English

Gjendet duke fjetur në një varr, justifikimi: Nuk e paguaj dot qeranë

Padova, 1 maj, NOA – Një ngjarje vërtet rrënqethëse është ajo që kanë arritur të zbulojnë forcat e rendit në qytetin italian të Padovas.

Një punonjës 45-vjeçar i varrezave, u zbulua se flinte në një nga varret që bëheshin gati për t’u hapur, në pritje të të vdekurve që mbërrinin në këtë varrezë.

Dhe këtë e bënte pasi nuk kishte shtëpi dhe ku të fuste kokën.

Pasi u krye një njoftim lidhur me këtë në polici, punonjësi i mjerë i varrezave u gjet nga karabinierët duke fjetur i futur në një varr në varrezat e Mellaredo Panigati në Padova.

I shkreti argumentoi menjëherë në polici se këtë e bënte pasi “me një rrogë prej 1000 € në muaj nuk ishte në gjendje të paguante qeranë”.

n.e/NOA

KOMENTE