English

I ngulin thikën në zemër, vritet i riu shqiptar në Milano

Milano, 1 Maj NOA – Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen pasi u ekzekutua nga persona ende të panjohur. I masakruar me thika ai u gjet në një rrugë në Milano, raporton korrespondentja jonë në Itali. Në grahmat e fundit të jetës viktima u dërgua në spitalin “San Paolo” të Milanos por atje u konfirmua vdekja e tij, pas plagëve që kishte marrë nga goditje me thikë në zemër.

Viktima është E.M., 31 vjeç, emigrant nga Shqipëria. Policia tha se nuk u gjetën dëshmitarë në vendin e ngjarjes te rruga “Torricelli” në Milano.

Nga hetimet e para, policia thotë se 31 vjeçari E.M. e kishte të skaduar lejen e tij të qëndrimit por ishte duke e rinovuar atë dhe kishte aplikuar duke dorëzuar dokumentacionin përkatës.

i.m/r.n/NOA

KOMENTE