Tiranë, 1 Maj 2010 NOA Update – Personi i plagosur sonte në zonën pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë, është Arben Bilali, rreth 30 vjeç, banor i Selitës pranë kryeqytetit, raporton gazetarja e agjencisë NOA duke cituar burime policore në terren.
Nga hetimet e para del se viktima është qëlluar në ecje e sipër pikërisht teksa kalonte rrugën pranë stadiumit “Dinamo” dhe ka marrë dy plumba që dolën nga një pistoletë në duart e një personi ende të panjohur.
Në gjendje kritike për jetën, i plagosuri është dërguar sa më shpejt mundej, në urgjencën e Spitalit Ushtarak të Tiranës.
Policia tha se po kryen hetime lidhur me ngjarjen por ende nuk ka një pistë mbi të si dhe mbi autorin e atentatit dhe motivet e këtij krimi.
r.n/NOA