English

Johannes Van Vreesvijk: Bastisjet, fillimi i hetimit të korrupsionit

Prishtinë, 1 maj, NOA - “Kjo është ajo që do ta quaja fillimi i shtrëngimit të muskujve të prokurorisë”, thotë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesvijk, duke komentuar hetimet e EULEX-it në Ministrinë e Transportit.

Sipas tij, “EULEX po heton korrupsionin, krimin e organizuar dhe, në këtë qasje, ne po kontrollojmë të gjitha informacionet relevante, nga niveli i rastit, në nivelin individual’.

Z.Vreesvijk, EULEX-i, dy ditë më parë, ka filluar një operacion, duke bastisur Ministrinë e Transportit, sikurse edhe banesat private të personave në ministri. Ku kanë arritur hetimet? Ne kemi konfiskuar materiale kompjuterike dhe dokumente për hetime të mëtejme dhe material tjetër relevant për hetime. Parimisht, është mbledhje evidencash potenciale dhe kështu për ta çuar rastin përpara. A do të bëhen arrestime? Jo tani. Dua të sqaroj, thënë kushtimit, ndonjë keqkuptim te ligjit, që disa njerëz mund ta kenë. Fillimi i hetimeve, përfshirë edhe bastisjen e Ministrisë në këtë rast, nuk çon menjëherë te ndonjë i dyshuar. Shumica e rasteve të mëdha përfundojnë me arrestime në fund ose në fillim të hetimeve. Nuk mund të spekuloj, apo parashikoj ndonjë arrestim në këtë fazë. Hetimi ka të bëjë me rastin, jo me personat. Atë, që do dalë si rezultat nga kjo, do ta dimë më vonë dhe sapo ta marrim vesh, do t’jua komunikojmë. A nënkupton kjo se tani për tani nuk keni të dyshuar? Ne po hetojmë korrupsionin, krimin e organizuar dhe, në këtë qasje, ne po kontrollojmë të gjitha informacionet relevante, nga niveli i rastit, në nivelin individual. A keni përpiluar aktakuzë? Ju po shkoni shumë larg. Në sistemin legal të Kosovës, aktakuza është faza e fundit e procedurës për prokurorinë. Fillon me hetime mbi krimin, pastaj me vendimin, në këtë rast bastisje, pastaj kontrollojmë dhe mbledhim të dhëna dhe nga evidenca ne do të ngremë, nëse ka nevojë, aktakuzë, që zakonisht bëhet më vonë, kur rasti është gati të shkojë në gjykatë. Aktakuza është faza e fundit e aktiviteteve të prokurorëve. Ajo që po bëjmë është vendimi mbi hetimet, që është ekstrakt i një aktakuze potenciale; parimisht është një akuzë mbi të cilën dikush dyshohet dhe hetimet e vërteta do të tregojnë nëse ka dyshime te bazuara ose jo. Në rastin e hetimeve në Ministrinë e Transportit, a e dini se sa para janë keqpërdorur apo vjedhur? Kemi të bëjmë me miliona. Ky operacion për ta luftuar korrupsionin, a do të vazhdojë? Apo, kjo është e tëra tani për tani? Definitivisht po. Dua t’i referohem një deklarate të lëshuar nga shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, e citoj: Kjo tregon përkushtimin tonë për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo është ajo që do ta quaja fillimi i shtrëngimit të muskujve të prokurorisë. A do të përfshihen edhe ministritë e tjera? Nuk mund ta parashikoj dhe ju e kuptoni këtë. Po, ne po hetojmë disa gjëra në nivel të ministrive.

“Radio Europa e Lirë”

KOMENTE