English

Kriza greke, ministrat e Financave të BE takim urgjent në Bruksel

Bruksel, 1 maj, NOA – Një takim urgjent i ministrave të Financave të Bashkimit Evropian parashikohet të mbahet ditën e sotme në Bruksel, për të marrë në shqyrtim situatën kritike të Greqisë, e cila ka deklaruar se ka fuqi vetëm për disa ditë të kryejë pagesa, ndërsa më pas nuk do mundet.

Në fakt, ky takim ishte parashikuar të mbahej ditën e dielë, por duket se situata është mjaft emergjente dhe prandaj paraqitej nevoja e zhvillimit të tij.

Bëhet me dijeni se gjatë këtij takimi, do të diskutohet rreth paketës disa-miliardëshe të shpëtimit për Greqinë, e cila ndodhet në prag të falimentimit.

Italia nga ana e saj ka bërë me dije se do të akordojë 5 miliardë euro ndihma, ndërsa Gjermania ka planifikuar që të miratojë në qeveri, Bundestag dhe në Këshillin e Landeve një ligj, i cili do të mundësonte mbështetjen e Athinës.

Në total, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e Eurozonës pritet që vetëm gjatë këtij viti të ndihmojnë Greqinë me 45 miliardë euro.

n.e/NOA

KOMENTE