Uashington, 1 maj, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama do t'i vizitojë brenda 48 orëve zonat e prekura nga rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se koha e saktë ende nuk është caktuar. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, sepse udhëtimi i presidentit nuk është shpallur zyrtarisht, raporton Europa e Lirë.
Të paktën 5 mijë fuçi nafte derdhen në ditë nga një burim nën sipërfaqen e ujit, në vendin ku ndodhej platforma e naftës, e cila javën e kaluar shpërtheu.
Njolla e naftës tashmë ka mbërritur në brigjet e Luizianës.
NOA