Tiranë, 1 maj. NOA – Greva e urisë e iniciuar nga Partia Socialiste për përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk është një protestë për demokracinë e apo për votën e lirë, por për motive personale të kreut të PS-së, Edi Rama.
Deklarata është bërë nga deputeti i PS-së, Edi Paloka në një prononcim dhënë për mediat televizive.
Përveç kryeministrit Berisha, i cili foli në hapjen e ceremonisë festive të 1 Majit, nga mazhoranca nuk ka pasur asnjë qëndrim zyrtar, përveç komunikimeve gjatë transmetimeve direkte të mediave të veçanta.
Paloka u shpreh se manifestimi festiv i mazhorancës, nuk bëhet vetëm për 1 Majin, por edhe për ditët e Europiane.
“Jemi këtu për t'ju treguar qytetarëve Shqipërinë e vërtetë, atë që ne duam realisht, integrimin e vendit. Grupi i milionerëve të futur në grevën e urisë ndodhet atje për motive personale të kreut socialist Edi Rama", u shpreh Paloka në një prononcim për “Top—Channel”.
m.xh/NOA