Tiranë, 1 maj, NOA- Policia ka arritur të sigurojë mbarëvajtjen e gjithë protestës së sotme të PS dhe mitingut festiv të PD, duke mos shënuar asnjë incident serioz. Këto momente është mbyllur mitingu festiv i organizuar nga Partia Demokratike. Pjesëmarrësit në tubim janë larguar nëpër rrugët kryesore të qytetit.
Ndërkohë që Policia ka shmangur kalimin e tyre afër vendit ku ndodhen të vendosur deputetët e Partisë Socialiste dhe mbështetësit e tyre, duke vendosur një kordon me forca të rendit.
Në aktivitetin e mazhoranca ca ka folur për pak minuta vetëm kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë që më pas aktiviteti ka vijuar me programin artistik.
Takimi i organizuar nga mazhoraca ka pasur si qëllim festimin edhe për ditët e Europës, gjë që u theksua dhe në fjalimin e Kryeministrit Sali Berisha.
Kreu i qeverisë u shpreh se vendi do të integrohen në Europë dhe ka falenderuar gjithë shqiptarët për kontributin që kanë dhënë.
m.xh/NOA