English

Përhapet shtresa e naftës, SHBA: Katastrofë e vërtetë mjedisore

Meksiko, 1 maj, NOA – Një katastrofë të vërtetë mjedisore, e kanë cilësuar ekspertët amerikanë përhapjen e shtresës së naftës nga gjiri i Meksikës drejt bregdetit amerikan.

Sipas vlerësimeve të tyre, ajo paraqet rrezikshmëri pasi mund të edhe bllokojë linjat më të rëndësishme të anijeve në rajon, duke nisur që nga java e ardhshme, e kryesisht duke penguar transportin e naftës.

Kjo paraqet rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila importon naftë duke kaluar pikërisht përmes Gjirit të Meksikës.

Për këtë arsye, por edhe për të shmangur ndotjen mjedisore nga e cila kërcënohet, SHBA po vazhdojnë përpjekjet për pengimin e përhapjes së shtresës së naftës në bregdetin jugor dhe po bëhet ç’është e mundur që të luftohet penetrimi i shtresës së naftës në terren.

Ndërkohë, raportohet se shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur deri në bregdetin e Luisianës, ku është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.

n.e/NOA

KOMENTE