English

Prishtinë, punëtorët protestojnë

Prishtinë, 1 maj, NOA - Me një protestë paqësore të zhvilluar me iniciativë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, dhjetëra ish-punonjës në ndërmarrjet shoqërore dhe pensionistë, kanë shprehur pakënaqësitë për gjendjen e të drejtave të punëtorëve në vend.

“Bashkimi i sindikatave kërkon dialog të mirëfilltë social dhe respekt të parterëve social, përfaqësim mbi bazat e legjitimitetit dhe avancim të çështjeve që kanë të bëjnë me interesim e punonjësve në Kosovë”, tha kreu i Bashkimit të Sindikatave, Haxhi Arifi.

Kërkesat e protestuesve janë miratimi i ligjeve të punës, dialogu i mirëfilltë social, krijimi i fondit social, shëndetësor e pensionalo-invalidor, ndalja e privatizimit, punës së zezë dhe korrupsionit, si dhe hapja e vendeve të reja të punës për të rinjt.

NOA/RFE

KOMENTE