Tiranë, 1 maj, NOA – Mitingu i Partisë Demokratike, i konceptuar si një koncert festive, sipas deputetëve të Partisë Demokratike nuk është një provokim, por një mesazh për gjithë shqiptarët.
“Ky vend metilon stabilitet dhe qetësi”, u shpreh për mediat deputetja e PD-së, Mesila Doda.
Ajo u shpreh se kjo është një festë shumë e madhe nga ana e mazhorancës, por është për gjithë qytetarët shqiptarë.
Doda u shpreh se duhet të përcjellim mesazhe integruese dhe jo mesazhe që na kthejnë pas.
“Qytetarët dëshirojnë qetësi dhe jo veprime që na kthejnë pas. Historia jonë e afërt dhe e largët ka njohur momente diktature. Njerëzit duan një jetese normale”, tha ajo.
m.xh/NOA