Zyrih, 1 maj, NOA – Ekuilibristi i njohur i cirkut, Knie Freddy Nock, ka thyer një rekord duke arritur të kalojë lumin e Zyrihut mbi një tel të tendosur rreth 30 metra lartësi.
Bëhet fjalë për një ecje për 900 metra mbi një "pasqyrë" natyrale uji, duke shënuar kështu rekordin e gjashtë të shënuar nga Nock.
Për ta arritur këtë i janë dashur dy orë kohë, ndërsa është ndjekur nga spektatorë të shumtë, të cilët kanë ndjekur me kërshëri atë çka po bënte, e cila përkonte me një akt të pazakontë.
Në fakt, era ka qenë goxha e ndjeshme në momentet e ecjes mbi tel të rekordmenit e kjo bëri që ai të ndalej disa herë, por gjithsesi, ai ia ka dalë të arrijë deri në fund të rrugës me sukses.
Teli në fjalë u vendos në dy anët e lumit dhe gjatë gjatësisë së tij, u fiksuan 12 ura te vogla, nga të cilat niseshin litarë të përdorur për të fiksuar telin kryesor.
n.e/NOA