English

Rusi, bombë për 1 Majin, një i vdekur dhe 21 të plagosur

Moskë, 1 maj, NOA – Të paktën një person është vrarë dhe 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një shpërthim në qytetin Nalçik, në Kaukazin verior, në Rusi.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se sulmi është pjesë e ofensivës që ekstremistët kanë nisur ndaj rajoneve të ndryshme të Rusisë.

Bomba ka shpërthyer në lozhën e VIP-ave gjatë zhvillimit të garave me kuaj në Nalçik. Ceremonia e garave me kuaj ishte organizuar dhe për festimet e 1 Majit.

Ky rajon gjendet në afërsi të zonave më problematike me rendin në Rusi, mes Çeçenisë, Ingushetisë dhe Dagestanit.

m.xh/NOA/Pravda

KOMENTE