English

Sekuestrohen 2.000 paketa cigare kontrabandë

Elbasan, 1 maj, NOA – Plot 2 mijë paketa cigaresh kontrabandë të markës “Malboro” janë sekuestruar paraditen e sotme nga forcat e policisë së Elbasanit, duke vënë në pranga edhe dy persona të cilët po i transportonin ato drejt Tiranës.

Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga këto burime policore, sipas të cilave, të ndaluarit janë Franc Lara, 28 vjeç dhe Florenc Kovaçi, 42 vjeç; që të dy lindur dhe banues në qytetin e Korçës.

Nga veprimet e para proceduriale të kryera, rezultoi se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të kalojnë në drejtim të Tiranës, me automjetin e tyre tip BMV KO 6934 B, sasinë e paketave të lartpërmendur e cila kishte si destinacion tregun e Tiranës.

Ndaj tyre u mor masa e arrestit për veprën penale “Kondrabandë e kryer në bashkëpunim”,e cila parashikohet nga neni 172 dhe 25 të Kodit Penal.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE