Uashington, 1 maj, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia paralajmëruan sot për kërcënime nga sulme terroriste në kryeqytetin e Indisë.
Ambasada amerikane e lëshoi paralajmërimin, i cili i këshillon turistët të shmangin tregjet e mbipopulluara dhe zonat tjera të frekuentuara nga perëndimorët, të cilat në të kaluarën kanë qenë shënjestër e sulmeve.
Ambasada australiane lëshoi paralajmërim të ngjashëm.
NOA