English

Shqiptari i lënduar në Hania, me tendenca homoseksuale, e futi vetë shkopin në anus

Drejtoria e Policisë së Haniasë në Kretë: Ja e vërteta e 34-vjeçarit të lënduar në Hania

Hania, Kretë – Greqi, 1 Maj NOA – Emigranti shqiptar 34-vjeçar i cili nga mediat greke dhe më tej ato shqiptare u aludua se ishte masakruar nga persona të panjohur, në të vërtetë është vetëplagosur, konfirmoi zyrtarisht për agjencinë e lajmeve NOA, Drejtoria e Policisë së Haniasë në Kretë.

Për NOA, drejtoria policore ka treguar të gjithë zanafillën e ngjarjes. Fillimisht Policia tregoi se më 26 Prill 2010 në mbrëmje, Rajoni Policor ne Hania u njoftua prej Spitalit te Përgjithshëm Hania se një shtetas shqiptar, 34 vjeç, i cili ishte paraqitur më 23 Prill ne Spital dhe kishte trauma te brendshme ne lartësinë e toraksit, do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale, sepse u konstatua brenda trupit te tij prezenca e një trupi te huaj i cili duhej hequr.

“Nga hetimet që ka bërë Nëndrejtori e Sigurisë ne Hania, nuk dalin ne pah rrethanat ne te cilat 34vjecari mori traumat, por përjashtohet mundësia qe plagosja e tij te ketë lidhje me fenomene te sjelljes raciste”, - thuhet në informacionin zyrtar.

Por Nëndrejtoria e Sigurisë Hania, duke siguruar se nuk rezulton se kemi te bëjmë me një akt kriminal zyrtarizon edhe se nuk ka pasur në ngjarje, pjesëmarrje të një personi tjetër ne plagosjen e 34-vjeçarit dhe konfirmon se po hetohet vetëm drejt pistës së vetëplagosjes.

“Hetimet qe zhvilloi Nëndrejtoria e Sigurisë Hania ne lidhje me këtë çështje përfunduan me pyetjen e vete personit dhe rezultoi se kemi te bëjmë me vetëplagosje”, - thuhet në informacionin zyrtar.

Pas operacionit të cilit iu nënshtrua, 34-vjeçari dibran kurohet ne repartin e Reaminacionit të Spitalit Rajonal të Hanias dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e përmirësuar.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se 34 vjeçari kishte tendenca homoseksuale dhe ka kryer aktin e lëndimit në momente të një akti intim vetjak. Agjencia greke e lajmeve Newsit.gr citon burime të saj të theksojnë se emigranti shqiptar ishte homoseksual dhe se përdorja e shkopit të fshesës në anus, ishte një akt i ndodhur vetëm me dëshirën e tij.

Ndërkohë, i intervistuar në Greqi, ambasadori ynë atje Vili Minarolli ka konfirmuar se ngjarja ishte vetëm një vetëplagosje. Ai ka cituar mjekët kur tha se “ky është një aksident i shkaktuar nga vetë i dëmtuari. Nuk ka asnjë shenjë ushtrimi të dhunës në të gjitha pjesët e trupit të tij me përjashtim të pjesës së pasme të trupit, ku kishte një plagë të hapur nga një send i fortë. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në pjesën e brendshme të trupit është gjetur një pjesë e vogël plastike, që është thjesht pjesa e sipërme (kapaku) i një bishti fshese. Pra është thjesht një aksident i shkaktuar vetë, ndoshta pa dashje, nga i dëmtuari dhe nuk ka asnjë keqtrajtim ose dhunë të ushtruar ndaj tij”.

Ndërsa më tej, ai ka cituar edhe materialin e shkruar nga mjekja Dr.Ana Dhaskalaki, që e konfirmoi edhe i vëllai i 34 vjeçarit: “Shtetasi shqiptar kur ka mbërritur në spital më ka treguar në konfidencë se ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij, kur ndodhej vetëm në shtëpi dhe ishte duke parë një film pornografik. Nga kënaqësia pacienti tentoi të kryente akt seksual në trupin e tij me bishtin e fshesës, por në ato momente atij i bie të fikët dhe bishti i fshesës depërton në trupin e tij dhe thyhet. Kur është përmendur, ka njoftuar me telefon të vëllanë dhe i ka kërkuar të vijë ta marrë në shtëpi për ta dërguar në spital, sepse nuk ndihej mirë”.

Më herët, mediat greke aluduan për dy skenarë të ngjarjes që i gjeni te: Shqiptari "shkohet në hell".

n.s/r.n/NOA

KOMENTE