Durrës, 1 maj, NOA – Një 20 vjeçar është arrestuar mesditën e sotme nga policia e qytetit të Durrësit, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një adoleshente në banesën e saj. I arrestuari është Argerart Lusha, 20 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në një ditë më parë në banesën e 17 vjeçares Zh.B, në zonën e Plazhit në Durrës. Lusha ka përfituar nga fakti që dritarja e banesës së 17 vjeçares ka qenë e hapur dhe ka hyrë brenda në shtëpi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të paradites.
20 vjeçare ka tentuar të përdhunojë vajzën, por britmat e kësaj të fundit dhe lëvizjet e shumta që ka pasur në atë orë në lagjen e vajzës kanë bërë që përdhunuesi të largohet.
Lusha akuzohet për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, e mbetur në fazën e tentativës”.
m.xh/NOA