English

Tiranë, hidhet në kazanin e plehrave, gjendet e vdekur një bebe

Tiranë, 1 Maj 2010 NOA – Një fëmijë i porsalindur është gjetur i hedhur në një kontenier plehrash mbrëmjen e sotme në Tiranë, raporton nga vendngjarja gazetari i NOA. Bebja është gjetur i vdekur dhe pasi u zbulua nga disa persona të cilët po rrëmonin në plehrat e kazanit, është tërhequr nga policia për t’u çuar në Morgun e QSUT.

Burimet policore thanë se po hetojnë mbi rrethanat në të cilat ka vdekur fëmija.

Paraprakisht dyshohet se bebja ka gjetur vdekjen ndërsa është hedhur në kazanin e plehrave që ndodhet vetëm pak metra larg Sanatoriumit në zonën e Saukut në Tiranë.

r.n/NOA

KOMENTE