Bomba në “Times Square”, shmanget tragjedia (VIDEO)
Nju Jork, 02 maj, (Foto dhe Video Update) NOA - Për shkak të alarmit për shpërthimin e një bombe policia mbylli gjithë sheshin “Times Square” në Nju Jork. Policia bëri të ditur se shkak për këtë masë ekstreme në sheshin më të njohur në botë u bë një makinë e dyshimtë që mori flakë.
Një komando speciale gjeti në makinë tela të djegur dhe karburant. Autoritetet janë të mendimit se ka qenë një alarm i rremë për autobombë.
{youtube}Q-pNNPWWv1k{/youtube}
Presidenti amerikan, Barak Obama vlerësoi veprimin e shpejtë dhe punën e shkëlqyer të policisë, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, pas incidentit. “Times Square” është një nga pikat më të dashura për turistët në metropolin amerikan.
NOA/DV