Berlin, 02, maj, NOA - Në bundesligën gjermane, Bajerni i Mynihut pas një fitoreje kundër skuadrës së Bohumit 3:1 e ka praktikisht të sigurt fitoren e titullit kampion në kampionatin gjerman të futbollit.
Skuadra e Mynihut udhëheq tabelën me një distancë prej tre pikësh ndaj Shalkes, e cila humbi kundër Bremenit 0:2. Përveç kësaj, Bajerni ka golavarazh më të mirë se sa Shalke me 17 gola më shumë.
Trajneri i Bajernit, Louis van Gaal pas fitores u shpreh i gëzuar: “E prisja që Shalke nuk do të fitonte. Kam ftuar dy vajzat, nipat... Është një mbrëmje shumë e bukur”. Nga kategoria e parë e Bundeligës ka rënë Herta e Berlinit, pas një barazimi 1:1 me Leverkuzenin.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate.
Shtutgart - Majnc 2:2;
Hanover - Mënhengladbah 6:1;
Hamburg - Nyremberg 4:0;
Frankfurt - Hofenhajm 1:2;
Këln - Frajburg 2:2
Dortmund - Volfsburg 1:1.