Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barça fundos Villarealin
English

Barça fundos Villarealin

Spanjë, 2 Maj NOA - Në momentin më të vështirë dhe më kritik të kampionatit ekipi i Barcelonës në ndeshjen me Villarealin i ka besuar formacionin lojtarëve të rinj duke lënë jashtë Ibrahimoviç dhe arriti të fitojë me rezultatin e thellë 4 me 1.

Një sukses mjaft i rëndësishëm ky për djemtë e Guardiolës të cilët me këtë fitore mbajnë distancën e tyre të pikëve ndaj vendit të dytë ku ndodhet Reali i Madridit.

Ishte një dopietë e Messit një goditje dënimi mjaft e bukur e realizuar nga Xavi dhe një gol i Bojan të cilët bënë të mundur avantazhin e katër golave për ekipin e Barçës, ndërsa për sa i përket Villarealit goli i vetëm u shënua nga Llorente.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve Barcelona kërkon me ngulm fitim e kampionatit spanjoll në të cilin është duke u rivalizuar me skuadrën e Realit.

r.b/NOA

KOMENTE