English

Boks, Mayweather mund Mosley dhe qëndron i pamposhtur

SHBA, 2 Maj NOA - Floyd Mayweather ka arritur të mundë Shane Mosley dhe me këtë rezultat vazhdon të qëndrojë i pamposhtur në sportin e boksit.

Amerikani 33 vjeçar ka arritur të marrë këtë fitore me pikë duke patur një rezultat unanim nga të gjithë gjyqtarët e ndeshjes e cila u zhvillua në Las Vegas për kategorinë e welter por, jo për titull.

Mayweather, tashmë në karrierën e tij numëron plot 41 suksese dhe për sa i përket ndeshjes me Mosley ai fitoi me pikët e mëtejshme: 119-109, 119-109, 118-110.

r.b/NOA

KOMENTE