English

Brokaj: Gjendja e grevistëve mund të rëndohet

Tiranë, 02 maj, NOA – Ish-deputeti dhe mjeku Sabit Brokaj ka komentuar sot para protestuesve të Partisë Socialiste gjendjen shëndetësore të grevistëve. Duke folur nga podiumi, Brokaj ka theksuar se gjendja shëndetësore e grevistëve nuk paraqitet e rëndë, por pritet të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

“Disa grevistë kanë shfaqur simptomat e para dhe gjendja e grevistëve mund të rëndohet”, u shpreh në një deklaratë të shkurtër, ish-anëtari i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sabit Brokaj.

Sipas Brokajt shenjat e para që kanë dhënë deputetët e ngujuar në grevë urie janë “luhatje tensioni, dhimbje kohe apo dhe dhimbje barku”. Megjithatë, Brokaj shtoi, se gjendja e grevistëve do të vij duke u rënduar me kalimin e orëve. Nga ana tjetër ai ka theksuar se “deputetët janë mundur t’i fshehin simptomat e para”.

Ish-deputeti i Brokaj, në grevën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dy vite më parë, ka qenë dhe një prej mjekëve që kujdesej për shëndetin e deputetëve që protestonin kundër miratimit të Kodit Zgjedhor.

m.xh/NOA

KOMENTE