English

Ekzekuton bashkëfshatarin me çifte

Vlorë, 02 maj, NOA - Një 51 vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga bashkëfshatari i tij në fshatin Poro të Vlorës. Viktima është Theodhori Kiço dhe ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas policisë 51 vjeçari është qëlluar me çifte nga Filip Bërdalli në orët e para të mëngjesit. Një prej arsyeve që mendohet se ka çuar 61 vjeçarin, Bërdalli në vendimin ekstrem, kanë qenë dyshimet për një lidhje mes Theodhori Kiços dhe vajzës së tij të divorcuar.

Gjithsesi, versioni zyrtar i ngjarjes ende nuk është bërë i ditur nga policia.

Policia sqaron se pas marrjes së njoftimit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e Bërdollit.

m.xh/NOA

KOMENTE