English

Falsifikoi dokumentet për kredi, paditet pas 5 vitesh

Korçë, 02 maj, NOA – Nevoja për të marrë kredi e ka detyruar një 63 vjeçar nga Pogradecit që të falsifikojë dokumentet që i kërkonte banka. Por hetimi i mëvonshëm i policisë e detyron që veç kësteve të kredisë të paguajë gjobë ose të bëjnë disa vite burg.

Policia bën të ditur se personi që është nën hetim për këtë vepër penale është Llazar Vërtopi. Sipas policisë falsifikimi i dokumenteve është bërë pesë vite më parë.

Vërtopi ka marrë nga banka shumën prej 20 mijë eurosh dhe duke mos pasur gjithë dokumentacionin e nevojshëm ka falsifikuar disa prej tyre.

m.xh/NOA

KOMENTE