Milano, 2 Maj - Ishte një njëmbëdhjetëmetërsh i marrë nga sulmuesi i Milanit Marco Borrielo, i cili më pas u shndërrua në gol nga braziliani Ronaldinho. Një fitore mjaft e rëndësishme ajo e ditës së djeshme ku ekipi i Milanit fitoi me rezultatin 1 me 0 ndaj ekipit të Fiorentinës.
Vetë tekniku brazilian Leonrado është shprehur mjaft i entuziazmuar për këtë fitore pasi siç kishte deklaruar para disa ditësh ai kërkon që ta mbyllë me fitore këtë fund kampionati.
Duhet thënë se ndeshja u zhvillua mjaft e ekuilibruar për të dy ekipet ku kuq e zinjtë patën disa raste më shumë por, pa i përfunduar me sukses ato.
Megjithatë Milan, me këtë fitore arrin të përforcojë vendin e saj në kampionatin italian duke mos u rrezikuar nga ndjekësit e Sampdorias.
r.b/NOA