English

Franca dhe Gjermania, plan për heqjen e të drejtës së votës në BE

Berlin, 02 maj, NOA - Pas krizës financiare greke, kancelarja gjermane, Angela Merkel do të ndërmarrë masa drastike për forcimin e monedhës evropiane. Shtetet e eurozonës, të cilët shkelin limitin e deficitit buxhetor të vendosur nga Bashkimi Evropian, do t'u hiqet përkohësisht e drejta e votës në Bashkimin Europian.

“Ndihma pa fund, këtë nuk do ta dojë askush”, ka thënë Merkel. Gjermania dhe Franca, janë dakord, që në vijim të merren këto masa. Madje zyrtarë të qeverisë franceze kanë deklaruar se po punojnë së bashku për stabilitetin e euros.

“Për këtë arsye duhet të merren masa për një mbikqyrje më të mirë të ekonomisë nga zonën e euros”, është shprehur një zëdhënës i qeverisë franceze, pas një telefonate mes Merkelit dhe Presidentit francez, Nicolas Sarkozy.

NOA/DV

KOMENTE