Londër, 02 maj, NOA – Kampionati anglez do të përballë sot dy nga rivalët më të mëdhenj, Liverpul dhe Çelsi. Ndeshja zhvillohet në javën e 37 të ligës së parë angleze dhe rezultati i saj do të përcaktojë dhe fituesin e garës për titull.
Nëse ekipi i Çelsit do të merrte një rezultat pozitiv, kjo gjë do t’i siguronte atij titullin për kampionatin.
Humbja e Çelësit favorizon në mënyrë direkte Mançester Junajted, e cila nga ana tjetër sot do të luaj me Sanderlendin e Lorik Canës.
Komentatorët e futbollit theksojnë se Liverpuli nuk ka shumë shanse për të marrë titullin e kampionit, por në takimin me Çelsin i duhen pikët për të siguruar pjesëmarrjen në garat për Kupën e UEFA-s në sezonin e ardhshëm.
m.xh/NOA