Berlin, 02 maj, NOA - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg synon të ulë kufirin maksimal të mandatit të Bundesverit në Kosovë nga 3.500 në 2.500 ushtarë. “Në Kosovë ne vëmë në dispozicion, në bazë të mandatit deri në 3.500 ushtarë”, tha Guttenberg për gazetën gjermane "Welt am Sonntag".
Në rast se situata në Ballkan do të vazhdojë të jetë e stabiliziuar do të kthehen në të ardhmen ushtarë të tjerë në shtëpi. Misioni në Kosovë, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes. Ai thotë se suksesi ka nevojë për një kohë të gjatë.
Që nga viti 1999 në Kosovë kanë qenë me shërbim rreth 100.000 ushtarë të Bundesverit. Gjermania ofron kontigjentin më të madh të KFOR-it në Kosovë.
NOA/DW