English

LSI: Rama të kërkojë falje për djegien e flamurit të NATO-s

Tiranë, 02 Maj 2010 NOA/ – Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot për zhvillimin e protestës së opozitës në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, dënoi aktin e djegies së flamurit të NATO-së nga militantët e Partisë Socialiste gjatë zhvillimit të protestës.

“Kjo është një politike e më e vjetër se e vjetra”, u shpreh Rama për mediat duke theksuar se shqiptarët janë njerëzit që në Ballkan duhet t’i jenë më shumë mirënjohës NATO-s.

Ai e cilësoi këtë si një rast të paprecedentë në historinë e vendit, “që na kthen shumë vite pas”.

Luan Rama u shpreh se është e nevojshme që “lidershipi josocialist i Partisë Socialiste të kërkojë falje dhe të distancohet nga akti”.

Luan Rama shtoi se nëse kreu i PS-së nuk e sheh të arsyeshme reagimin për këtë çështje, atëherë reagimi të bëhet nga figura të tjera të PS-së.

Ram foli dhe për grevën e urisë, duke shprehur solidaritet njerëzor, por nga ana tjetër shtoi se politikisht është veprim i gabuar dhe ekstrem që nuk sjell asnjë rezultat.

m.xh/r.n/ NOA

KOMENTE